Debate të reja janë zhvilluar në shtëpinë e Big Brother Vip pas darkës që Laert Vasili pati me Olën.
Të gjithë banorët e kanë sulmuar duke thënë se e gjitha është fasadë, teksa në një moment Valbona ka shpërthyer duke i sjellë një situatë nga jashtë shtëpisë.
Bëhet fjalë për vite më parë, ku sipas Valbonës, ka qenë pikërisht bashkëshortja e Kelly e cila ka pushuar nga puna aktorin gjatë kohës që punonte në radio.
Sipas Valbonës, ky shkarkim ka ndodhur për denigrim të femrave, duke e quajtur dhe vetë Laertin të pafytyrë.
Ndër të tjera, Valbona është shprehur e indinjuar duke i përmendur Lertit premtimet që ai i bëri në fillim të formatit, ku u panë mjaft afër bashkë.





