Thonjtë mund të jenë unikë për çdo person. Ato përcaktohen nga forma e duarve, faktorët gjenetikë dhe mirëmbajtja.
Shëndeti i tyre në veçanti varet nga mënyra si kujdeseni për to ose nga shkaqe të tjera shëndetësore të cilat kërkojnë sërish kujdes.
Në këtë artikull do të flasim për zverdhjen e thonjve dhe mënyrat se si ta largoni atë natyralisht.
Në peshoren e ndikuesve të jashtëm dhe atyre të brendshëm që përmendëm edhe më lart, futet pirja e duhanit, aplikimi i vazhdueshëm i manikyrit mbi thonj apo sëmundje si psoriaza apo diabeti.
Më poshtë do ju tregojmë disa mënyra natyrale të zbardhimit dhe trajtimit të tyre.
Trajtimi me lëng limoni
Lëngu i limonit është një mënyrë natyrale shume e mirë për të përmirësuar shëndetin e thonjve të këmbëve dhe të duarve.
Acidi citrik i pranishëm tek kjo agrume ndihmon në heqjen e shtresave apo mykut të formuar përgjatë viteve.
Për të nisur këtë trajtim shtrydhni lëngun e një limoni në një enë të thellë dhe zhysni aty thonjtë. Mbajini pa lëvizur për 10-15 minuta e më pas shpëlajini duart me ujë dhe sapun.
Këtë trajtim përsëriteni çdo darkë derisa ngjyra e thonjve të jetë zbehur plotësisht.





