Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Bye bye Arbenita”, martohet Fero për herë të dytë

Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është martuar në ditën e sotme.

Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.

I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.

“Sapo u martuam”, ka shkruar ai. Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli. Së bashku kanë një vajzë të quajtur, Nina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles