Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me valixhen e tundimeve. Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë.
Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.
“Si lider i shtëpisë Vëllai i Madh të sfidon me ‘valixhen e tundimeve’. Kjo valixhe ndodhet në dhomë e surprizave dhe të përket vetëm ty.





