Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, duke i dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij prej kohësh, Elmedina Musliu, kanë organizuar një ceremoni të veçantë, momentet e së cilës tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Fotografitë e çiftit janë bërë virale, duke marrë qindra urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e tyre.
Mirdoni, i cili fitoi vëmendjen e publikut gjatë pjesëmarrjes në BBVK 2, hyri në shtëpi së bashku me mikun e tij të ngushtë, Ardin, si një dyshe konkurrentësh. Dyshja arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar simpatinë e publikut me humorin dhe natyrën e tyre spontane.





