Gerta, Loredana dhe Aldo dalin zbuluar për nominimet: Këta të tre duhen në atë Pandorë

0
253

Gerta, Loredana dhe Aldo janë kapur në momentin kur diskutonin se cilët banorë duhet të nominohen në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, një mundësi që mund të sjellë të drejtën për të nominuar disa banorë direkt.

Në video, Gerta dëgjohet duke thënë: “Pas një pandore, duhet Gjestin, Rozin dhe Eglin, dhe del Egli nga shtëpia direkt. Këta të tre duhen në atë pandorë”.

Ky moment ka shkaktuar menjëherë shqetësime tek ndjekësit e spektaklit, pasi thyerja e këtij rregulli mund të ketë pasoja për banorët që janë kapur në këtë diskutim.

Rregullat e spektaklit janë të qarta dhe kërkojnë që banorët të mos ndërhyjnë në procesin e nominimeve dhe të mos bëjnë plane strategjike për të manipuluar votat e publikut.

Për momentin, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e organizatorëve të spektaklit për këtë ngjarje, por mbetet të shihet nëse ky incident do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here