Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas përhapjes së një videoje ku pretendohej se ai ishte rrahur në një lokal. Në një deklaratë të fortë, ai hodhi poshtë lajmin, duke akuzuar portalet për përhapjen e informacioneve të pavërteta me qëllim njollosjen e tij dhe familjes së tij.
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub. E lashë një herë me qëllim se doja të shihja a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë, ishin shumë. Janë shtuar!” – tha Luiz Ejlli, duke shprehur indinjatën e tij.
Më tej, ai tregoi se edhe nëna e tij ishte shqetësuar nga ky lajm i rremë. “Më mori nëna në telefon dhe tha: ‘Ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pista, mor nënë?’”





