Thursday, August 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Henri Gjata: Forca e një pyetjeje të thjeshtë që ndryshoi jetën

Të gjithë e njohim Henri Gjatën si artistin e make up-it.

Ai ka aftësi të jashtëzakonshme në krijimin e look-ëve të bukurisë dhe njihet për stilin e tij të sofistikuar dhe kreativ, duke përdorur teknika të avancuara dhe produkte të cilësisë së lartë për të arritur të mrekullueshme dhe mahnitëse.

Por sot, do të njohim një anë tjetër të Henrit. Anën e tij më njerëzore, atë përtej punës. Henri është bërë pjesë e “The projectkosmos” ku ka folur për një nga momentet e tij më të vështira në jetë.

Ai shprehet se ka pasur një periudhë gjatë fëmijërisë së tij, kur nga pyetja “A je mirë” i ndryshoi jetën. Ishte pikërisht kjo pyetje e njerëzve më të dashur, të ëmës, të motrës dhe vëllait kur kuptoi se rrethohet nga njerëz që e duan dhe përkujdesen për të.

Henri shprehet se janë pikërisht këto pyetje të thjeshta dhe një përqafim i ngrohtë për të kuptuar që je i rëndësishëm dhe jeta të marrë kuptim.

Histori si kjo janë vërtet frymëzuese dhe të bukura. Pyetja “A je mirë?” mund të duket e thjeshtë, por ndonjëherë është pikërisht ajo që na bën të kuptojmë vlerën e lidhjeve që kemi me të tjerët dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles