Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner këtë javë do doni t’i blini me sekonda!

Vëmendje vajza! Kendall dhe Hailey sapo veshën çizmet më të bukura për këtë sezon dimri. Në daljet e tyre të zakonshme në Aspen, vajzat tërhoqën vëmendje me kombinimet fantastike të veshjeve të tyre që përfshinin një element të përbashkët: çizmet “çorape”.

Bieber zgjodhi këtë kombinim: një pallto me gëzof, të kombinuar me streçe të zeza dhe çizme lëkure me shkëlqim.

Nga ana tjetër, Jenner mahniti me një fund të gjatë të zi të thurur me pellush, plotësuar nga çizmet e saj të sofistikuara prej lëkure.

Ajo që binte në sy në pamjen e tyre ishte zgjedhja e koordinuar e çizmeve “çorape”, stil çizmesh me një qafë të sipërme të ngushtë pas këmbës, si çorape.

E bukura e këtyre çizmeve është se mund t’i stiloni me gjithçka, nga fundet ekstra, deri tek xhinset klasike me prerje të drejtë. Është e habitshme se si një artikull kaq i thjeshtë mund të lartësojë çdo veshje tuajën kaq lehtësisht.

Nëse ky stil trendy i çizmeve ju frymëzon dhe dëshironi të imitoni atmosferën elegante të Bieber dhe Jenner gjatë arratisjes së tyre dimërore, shikoni dhe modelet e mëposhtme për frymëzim:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles