Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Zbulohet emri i moderatores së Eurovision 2025

Prezantuesja Michelle Hunziker do të jetë në krye të edicionit të ri të Eurovisionit në Zvicër së bashku me koleget Sandra Studer dhe Hazel Brugger. Pas aludimeve të shumta javëve të fundit, është njoftuar se ajo do të jetë pritësja e Eurovision Song Contest 2025 që do të zhvillohet në St. Jakobshalle në Bazel nga 13 deri më 17 maj.

Michelle Hunziker, prezantuese e “Eurovision 2025”!

Hunziker nuk do të jetë vetëm pasi, siç ndodhi për Eurovizionin 2021 në Torino, ajo do të shoqërohet në skenë nga dy kolege, Sandra Studer dhe Hazel Brugger, zvicerane si ajo dhe gati për të përfaqësuar më së miri vlerat e çiltërsisë, diversitetit, shumëgjuhësisë dhe ndjenjën e unitetit që përcaktojnë Zvicrën.

Duke lënë mënjanë detajin e takave të larta metalike që veshi në foton e parë zyrtare me bashkë-prezantuesit e tjerë të Eurovizionit, është e mrekullueshme që Michelle Hunziker po korr frytet e një karriere brilante që nga Italia në Gjermani, duke qenë në vijën e parë e duke nxjerr në pah talente të ndryshme duke përfshirë këngën, kërcimin dhe mbi të gjitha atë freskinë që askush nuk mund ta imponojë apo mësojë.

Pas eksperimentit të Michelle Impossible në Canale 5, është koha që ajo të aspirojë në një skenë me rëndësi ndërkombëtare siç është ajo e Eurovision Song Contest, duke hedhur themelet e një pritëseje brilante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles