Pasi Egli çoi veten dhe Xumin në një nominim kokë më kokë, ka qenë Xumi i cili i “hapi zemrën” Gjestit duke i thënë se çmimin do që ta fitojë për të paguar kurimin e mamasë së tij.
Xumi ka treguar se e ëma e është me kancer si dhe gjysmën tjetër të parave t’ia japë njerëzve të cilët janë duke kaluar në të njëjtin kalvar vuajtjes si dhe e ëma.
Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq dhe gjatë një bisede me Valbonën ajo u shpreh se dhe i ati vuan nga e njëjta sëmundje, mirëpo në asnjë moment nuk e ka përmendur brenda shtëpisë dhe nuk ka dashur.
“Nëse ndodh që kjo të bëhet realitet aq përqindje që Xumi e kishte ndarë për kauzën e mamit të vet, unë e them këtu që nëse i marr ato lek aq përqind unë do t’ja jap që mos më bëjë të ndihem në faj. Mos i bie në qafë tjetrit duke përmendur kauza.. Unë e kam vetë hallin o Bona, nuk e kam te mami e kam te babi. Unë skam ardhur këtu ta them këtë.. Nuk luftoj për këtë gjë po e them, Unë nuk kam ardhur të luftoj për këtë gjë”, ka thënë Egli.





