Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Mbyllja e TikTok prek Angela Martinin!

Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, 18-19 janar, TikTok ndërpreu aksesin për përdoruesit e tij në SHBA. Kjo ndodhi pak para se të hynte në fuqi një ndalim kombëtar për aplikacionin.
“Një ligj që ndalon TikTok është miratuar në Shtetet e Bashkuara,” lexohet në një mesazh që shfaqet për përdoruesit që përpiqeshin të përdornin rrjetin social.
“Fatkeqësisht, kjo do të thotë se për momentin nuk mund të përdorni TikTok. Jemi me fat – shkruhet më tej – që presidenti Trump ka deklaruar se do të punojë me ne për të gjetur një zgjidhje për rikthimin e TikTok sapo të marrë detyrën. Qëndroni të informuar!”
E sigurisht nga ky vendim janë prekur edhe vip-at tanë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkaura të Amerikës. Ka qenë bukuroshja jonë, Angela Martini ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka postuar një “screenshot” ku njoftohet se “TikTok” nuk është më i aksesueshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles