Ana Ejupi dhe Kevini po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Çifti simpatik po kalojnë disa ditë në Suedi, atje ku edhe jeton Kevini.
Ishte modelja ajo e cila në Instastory ka publikuar një video ku shihet duke shijuar ecjen me Kevinin në orët e vona të natës.
Kujtojmë se pak ditë më parë dyshja kishin larguar njëri tjetrin nga Instagrami, por siç duket janë kthyer përsëri tek njëri tjetri.






