Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother? Produksioni merr vendimin drastik për të martën

“Big Brother Vip” ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket veprimeve të fundit të ndodhura brenda shtëpisë së famshme, veprime që konstatojnë në bullizime dhe ofendime ndërmjet banorëve.

Pas disa sjelljeve denigruese dhe të patolerueshme “Vëllai i Madh” ka vendosur të anullojë televotimin e të martës si dhe gjatë spektaklit, do të komunikohen masat ndëshkuese që janë marrë për banorët e përfshirë.

Kujtojmë që këto ditë nuk ka qenë të qeta brenda shtëpisë së “Big Brother” duke filluar që nga debati mes G Banit, Gjestit dhe Jozi, ku ky i fundit i ka derdhur ujë në kokë Gjestit e ndërsa G Bani ka përdorur fjalë bullizuese dhe denigruese kundrejt tij.

Gjithashtu një tjetër debat ofendues ka ndodhur mes Gertit dhe Benardit në lidhje me orientimin seksual të këtij të fundit, i cili ka shprehur se është gay.

Gerti i është drejtuar Benardit me terma ofendues duke i thënë se ti je një turp për vendin. Ndër të tjera i ka thënë se nëse do të shikoja nëpër Tiranë, do të godisja me domate, si dhe në një moment tjetër shprehet: “Ti je turp për këtë vend! Hapu dhe’! si nuk hapet dheu dhe të të marrë ty brenda.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles