Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

3 ushtrime që mund t’i bëni në shtëpi për kthim në linja perfekte

Për t’u rikthyer shpejtë në formë pas festave të bollshme të fundvitit mjafton të shtojmë në rutinën tonë ditore, tre ushtrime magjike pa pasur nevojë për pajisje.

3 ushtrime magjike në shtëpi për kthim në linja perfekte

Ushtrime për belin

Shtrihuni në bark me këmbët e shtrira dhe të bashkuara, me kokën në linjë me trupin dhe bërrylat të mbështetura në tokë. Mblidhni me radhë pulpat pulpat afër pulpave, duke e mbajtur trupin në vijë të drejtë. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda. Kur të keni disa kohë që e ushtroni, shtoni nga 10 sekonda çdo herë derisa të arrini në rezultatin e dëshiruar.

3 ushtrime magjike në shtëpi për kthim në linja perfekte

Squats për vithet

Qëndroni me këmbët sa gjerësia e shpatullave, me gishtat e këmbëve të drejtuara pak nga jashtë dhe shpinën drejt. Vendosini krahët të përkulur pas kokës. Përkulni gjunjët dhe ulni legenin, sikur të jeni ulur në një karrige. Zbrisni ngadalë dhe më pas kthehuni në pozicionin e fillimit duke drejtuar këmbët dhe duke kontraktuar të pasmet. Bëni 3 sete me 8 përsëritje, me një minutë pushim midis grupeve.

3 ushtrime magjike në shtëpi për kthim në linja perfekte

Lungesat e këmbëve

Qëndroni me duart në ijë dhe këmbët pak larg nga njëra-tjetra. Hapni përpara me këmbën e djathtë, duke përkulur gjurin në 90 gradë. Sigurohuni që kyçi dhe gjuri juaj të jenë në një linjë. Trupi duhet të qëndrojë pingul me dyshemenë. Uleni këmbën tjetër, duke ulur gjurin deri sa të prekë dyshemenë. Ngrihuni dhe kthehuni në pozicionin e fillimit. Kryeni 5 përsëritje për çdo anë, për 3 grupe, me 1 minutë pushim midis secilit grup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles