Modelja e njohur Danja Koka i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.
Me një karrierë disa vjeçare si modele në Shqipëri dhe jo vetëm, Danjën do e shohim pa filtra në çdo dimension të sajin. Danja ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe është një vajzë shumë e drejtpërdrejtë.
E bukur dhe e qeshur si gjithmonë, Danja vendosi të hynte si një ëngjëll, veshur me të bardha dhe krahë të mëdhenj, gjë që nuk shpëtoi pa u vënë re.
Se si mund të shkojë loja, është ende shumë herët, por jemi të sigurt se Danja do i sjellë lezetin dhe bukurinë e saj asaj shtëpie.





