Këngëtarja shqiptare, Tayna ka rrëfyer të thëna e të pathëna lidhur me jetën e saj. Në një intervistë ndryshe për “Prive”, artistja foli lidhur me karrierën e saj, familjen, dashurinë, por nuk ka lënë pa përmendur as problemet që ka pasur me ligjin.
E pyetur nga gazetari se nëse më herët ka qenë e arrestuar nga Policia, Tayna na habiti me përgjigjen e saj. Ajo u përgjigj duke thënë “Po” dhe madje ky episod aspak i këndshëm është regjistruan në Zvicër e pikërisht në kohën e pandemisë.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, ka treguar Tayna.




