Edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. nisi mbrëmjen e së shtunës, ku personazhe të njohura iu bashkuan shtëpisë së famshme.
Mbrëmjen e djeshme teksa bisedonte me Aldon, Xumi i shprehet se ka pëlqim për Eglin. Madje tregon se kjo ka ndodhur që ditën e parë e në momentin kur e ka parë ka ndjerë diçka.
“Që kur ka hyrë kjo gocë më ka folur mendja dhe sytë e saj, kur i dëgjova rrëfimin më grici si rob, kur u dha sfida e Babagjyshit pse zgjodha atë, se dy zogj me një zogj a kupton, ta nis me atë njeri, ta nis dhe ta bitis”- u shpreh ai.





