Aktori i njohur Herion Mustafaraj ka ndarë me publikun një foto të disa viteve më parë krah Parashqevi Simakut, të ulur së bashku diku dhe të rinj në moshë.
Krahas fotos ai ka ndarë një fragment të bisedës së shkëmbyer në datën 15 dhjetor kur ai më në fund, siç tregon dhe vetë, gjeti pas shumë vitesh miken e tij të humbur.
“Vivi si ja dole ketu I thashe. Gjyshja me shpetoj me tha. Me thoshte qe Zoti vonon, po nuk harron”, shkruan Herion Mustafaraj.
Kujtojmë që aktori i njohur i skenës shqiptare, ka reaguar dhe më parë në lidhje me çështjen e Parashqevisë, i cili tha se e kishte gjetur në stacionin e trenit në New York dhe pasi kishte biseduar më të për 5 orë, i kishte thënë ta priste aty që ai të merrte makinën dhe ta largonte nga ai vend dhe ajo jetesë.
Mustafaraj thotë se pasi u kthye, “shpëtimtarët” si e quan ai Elton Ilirjanin, kishin shkuar dhe e kishin larguar. Jo vetem kaq, por edhe nuk kanë pranuar të japin kontakte me këngëtaren, e cila tani sipas Herionit është e lirë, por sërish e humbur pasi “shpëtimtarët” nuk lejojnë të kontaktojë me të.





