Një skenë e paprecedentë është regjistruar së fundmi në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Protagonist ka qenë G-Bani i cili është përplasur me gazetaren Valbona Mhilli.
Teksa kjo e fundit ishte duke bërë dush, këngëtari ka qëndruar jashtë xhamit transparent duke e parë teksa lahej. Kjo situatë e ka vënë në siklet Valbonën e cila i ka kërkuar atij që të largohen pasi nuk po ndjehej mirë.
Mirëpo ai ka refuzuar që të largohet, duke pretenduar se një format i tillë si “Big Brother Vip Albania” e lejon një gjë të tillë.
Pjesë nga debati:
G-Bani: Jam i uritur me pa trup femre.
Valbona: Nuk lahem dot kur më shikon G-Bani kështu.
G-Bani: Bro je duke më bezdisur duke më folur kështu.
Xumi: Prit një sekondë. Livia ishte me robdesham.
Valbona: A ka mundësi se po më bën të ndihem keq kështu. Ka mundësi të lëvizësh?
G-Bani: Jo nuk ka mundësi.
Valbona: Po më bën të ndihem keq po të them.
G-Bani: Nuk është problemi im. Është formati i tillë që mund të të shohë dhe dikush duke u larë. Kështu është formati.





