Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Turp për faqe të zezë”, Rezart Veleshnja dhe Arben Derhemi “shpërthejnë” ndaj Altin Bashës dhe bashkëshortes: Po talleni me komunitetin e artistëve

Pas skandalit të bërë publik dy ditë më parë për Altin dhe Ilirjana Bashën, të cilët akuzohen se abuzojnë me fondet e Teatrit,  ka ardhur dhe reagimi i aktorit Rezart Veleshnja. I indinjuar nga kjo ngjarje, aktori iu drejtua Ilirjana Bashës me tone të ashpra duke theksuar se ajo që ka ndodhur është tallje për komunitetin e artistëve.

Ndër të tjera, Veleshnja thotë se e gjithë kjo histori do të marrë fund së shpejti dhe do të “çlirohet Teatri Kombëtar”, duke nënkuptuar kështu dhe largimin e Altin Bashës.

“Më vjen keq që tallen në mënyrën më të frikshme me komunitetin e artistëve. Puna e kostumografes zero pagesë. Turp e për faqe të zezë. Po me kë talleni ju, kush qenka në Shqipëri që punon falas? Sidomos në një vend ku bashkëshorti është drejtor i madh dhe zero pagesë Na binde ti që qenka zero pagesë. Asnjë nuk binde. Ti më mirë të kishe vënë atje që ke marrë 2 milionë lekë, se je më e ndershme ashtu se vlerësohesh se ke punuar, se sa dilke aty dhe thua kam punuar falas. Ju talleni me atë që bëni, mirë që vidhni, por edhe talleni. Turp të keni, por shumë shpejt do përfundojë edhe kjo deh do përfundojë me sukses të madh dhe do të lirohet ai Teatri”, tha Veleshnja.

Më herët reagoi edhe aktori i madh, Arben Derhemi. Me një kërkesë publike ai iu drejtua ministrit Blendi Gonxhes, duke i kërkuar marrjes e masave për abuzimet me fondet e Teatrit.

“Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Këto ditë u bëmë dëshmitarë të një investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar.

Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Buxheti i Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale!

Janë ca grimiere fantazëm… Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor I Tearit z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. Pyesim publikisht z. Basha?! Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. ke grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre!MBROJE TEATRIN SOT”, shkruan Derhemi në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles