Dasma më e përfolur e vitit padiskutim që ka qenë ajo e presidentes së Top Medias, Lori Hoxha me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari. Të pakta ka qenë detajet që janë zbuluar nga ajo dasmë madhështore por mesa duket asgjë nuk mbetet sekret përgjithmonë.
Në disa pamje të bëra publike shihet sesi “Sheraton” ishte transformuar për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare të Lorit dhe Visit.
Ajo çfarë ka dominuar në të gjithë sallën kanë qenë trëndafilat ngjyrë rozë e ëmbël dhe lulet e bardha. Një ndriçim i lehtë dhe romantik, qirinj në tavolina dhe një kartolinë minimaliste me mbishkrimin “Lori & Visi” kanë krijuar magjinë e asaj nate të mrekullueshme.






