Ish-banorja e Big Brother Vip Albania Dea Mishel ka ndarë së fundmi një video ku shihet me barkun e rrumbullakosur dhe ka bërë që të gjithë ndjekësit të mendojnë se mos vallë ajo është ”në pritje të ëmbël”. Mirëpo duke marrë parasysh se një projekt mes saj dhe Ledrit do të lancohet së shpejti na shtyn të themi me plot gojë se kjo video duhet të jetë skenë e projektit të saj me reperin.
Ishte Ledri ai që disa ditë më parë përmes një postimi në Instagramin e tij, ka njoftuar një projekt muzikor, ku pjesë e të cilit është dhe Dea Michel.
Dea shihet e veshur si infermjere, e pacienti i saj në këtë rast është vetë reperi. Infermjere, por jo dosido. Dea vjen tejet sensuale dhe moderne, gjë që tregon edhe një herë qasjen e saj ndaj modës dhe të bukurës, ku është përkushtuar kohët e fundit. Ajo qëndron mbi taka, veshur me “uniformë” të shkurtër, e buzë të kuqe.
Kaq mjafton për të bërë lidhjen me përshkrimin që vetë Ledri ka shkruar poshtë fotove në llogarinë e tij në Instagram. +18 (mos e kqyr pa prind) shkruan reperi.





