Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Ana dhe Kevini po e vazhdojnë lidhjen edhe jashtë.
Ishte Ana ajo që e priste jashtë dyerve kur Kevin u eliminua nga Big Brother për t’i dhuruar puthje e përqafime. Që prej bashkimit, dyshja ka ndarë me fansat e tyre momente të ndryshme bashkë.
Ana dhe Kevini kësaj radhe kanë publikuar një fotografi pa ngjyra, por që po duken mjaft të lumtur.





