Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kishin humbur çdo kontakt prej vitesh, Parashqevi Simaku lidhet me të vëllain

Këngëtarja ikonike shqiptare Parashqevi Simaku ka arritur të vendosë kontakte, pas shumë vitesh, me vëllain e saj, nipërit dhe mbesat.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë Elton Ilirjani, i cili ditët e fundit është angazhuar për t’i ndryshuar jetën asaj që plot respekt e quan “diva shqiptare”.

“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.

Pa viteve të tëra në vështirësi ekonomike dhe probleme shëndetësore, duket se Parashqevi Simaku po ringrihet falë ndihmës së njerëzve me zemër të madhe dhe një mobilizimi të madh të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, të prekur nga historia e saj.

17C31B94 81F2 4F1D ABF6 9D1883378286

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles