Një përplasje virtuale sapo ka filluar mes personazheve të njohura të showbizit, bëhet fjalë për Rene Reffo dhe Antonela Berisha. Kaq iu desh rrjetit për tu ndarë në kampe dhe një lumë komentesh kanë shpërthyer pas postimit të bërë nga Rene ku habitet për daljen e Antonelës në televizion.
Pas publikimit të promos së emisionit “Goca dhe Gra” ku bëhet me dije se e ftuara e rradhës do të jetë Antonela Berisha, Rene Reffo e ka hedhur në Instagramin e saj me mbishkrimin: “Ore kjo është për burg për çfarë del në Tv?”.






