Mund të themi me plot gojë që sot për sot është numri 1 në kryeqytet për punën e tij! E kemi fjalën për Henri Gjatën, makeup artistin, “nami i mirë” i të cilit ka shkuar kudo.
E sot, Henri feston ditëlindjen e tij dhe është kujdesur që aq special sa është vetë ta ketë dhe këtë ditë të veçantë. Me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të mirë, ai ka vendosur që të fryjë qirinjtë e tortës, e jo në një festë si shpesh herë jemi mësuar të shohim.
Ai ka vendosur që festën e ditëlindjes të tij ta bëjë brenda një nate “Cabaret”. Shumë emra të njohur të botës së ekranit kanë marrë një ftesë nga Henri sot dhe po trokasin gotat e shampanjës duke i uruar atij edhe 100 vjeç.
Marina Vjollca, Sara Hoxha, Megi Luka, Endrit Mërtiri, Rike Roçi, Arjola Doçi, Françeska Murati, Efi, Jori, Beniada e shumë e shumë emra të njohur të showbizit shqiptar janë bërë bashkë në këtë festë kaq të veçantë.







