Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një tjetër emër i njohur i bashkohet në prezantimin e Fest ‘63 dyshes Enkel Demit dhe Ornela Bregut

Autorja e Festivalit ’63 në Radio Televizionin Publik Shqiptar, Zefina Hasani ka bërë të ditur në emisionin “Jetë Shqiptare” se në evenimentin më të rëndësishëm do t’u kushtohet edhe poetëve të këngëve të festivaleve ndër vite.

Hasani ka shpjeguar se poezitë e këngëve ndër vite jo vetëm do të këndohen në këtë festival por edhe do të interpretohen. Për këtë arsye, ajo theksoi se janë të ftuar një kastë aktorësh të njohur.

Autorja e Festivalit ndaloi edhe te treshja e prezantuesve të eventit më të madh të muzikës në këtë fundvit, duke nisur nga Ornela Bregu, Enkel Demi dhe Dalina Buzi.

Hasani shpjegoi se Dalina Buzi do të jetë te pjesa e prapaskenës “për t’i dhënë më shumë kohë emocioneve të asaj ccka ndodh në prapaskenë, por boshti kryesor në moderim janë padiskutim, Ornela Bregu dhe Enkel Demi. Ornela një rikthim i jashtëzakonshëm. Ka dalë nga ky televizion dhe motoja e këtij festivali është; rikthimi te rrënjët. Po ashtu edhe Enkel Demi ka dalë nga radioja e këtij institucioni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles