Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Merr çmimin edhe pa qenë prezent”, Arilena Ara “reagon” pas fitores së Rozana Radit te “Kënga Magjike”

Pirro Çako dhe Arilena Ara u tërhoqën nga “Kënga Magjike”! Ndonëse vetë Ardit Gjebrea tha se mosprezenca e dy prej këngëtarëve më në zë në vendin tonë ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore të Pirros, një postim i bërë së fundmi nga Arilena vë në pikëpyetje këtë deklaratë.

Pas natës finale ku triumfuese u shpall Rozana Radi dhe Sany, Arilena ka ripostuar një status të dikujt i cili kishte shkruar: “Natën e mirë vetëm Ariela Ara që ua merr çmimin pa qenë prezent”.

Një tjetër detaj i cili na bën të mendojmë se Pirro dhe Arilena u tërhoqën nga gara për shkaqe të tjera është se të dy këngëtarët nuk u paraqitën as këtë pasdite te “E diela shqiptare”, ku janë mbledhur bashkë të gjithë pjesëmarrësit.

Kujtojmë se Pirro dhe Arilena u listuan në vend të tretë, por duke qenë se ata u tërhoqën nga gara çmimi i tretë i kaloi Ronela Hajatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles