Dita e sotme ka pasur një tematikë: Tërheqjen nga gara të Pirro Çakos dhe Arilena Arës pak orë para finales së madhe të Këngës Magjike.
Ardit Gjebrea ka reaguar për herë të parë në edicionin e lajmeve, pak para nisjes së natës finale duke shpjeguar dhe çfarë ka ndodhur.
Shkak sipas Gjebreas ka qenë përballja me një problem shëndetësor stinor.
Arditi madje ka treguar për Drini Zeqon se edhe vetë ai e ka zërin e ngjirur sot.
Arilena Ara dhe Piro Çako kishin një nga këngët më të bukura të këtij viti në Këngën Magjike e cila u përqafua mjaft mirë nga publiku.





