Një lajmë të rremë kanë bërë mediat italiane, duke shpallur të vdekur balerinin me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe vetë balerini, i cili ironizon median italiane, duke shkruar: “Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.
“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që mediat italiane shpallin të vdekur balerinin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në 2023-shin.





