Familja Cani po përjeton një humbje të thellë pas ngjarjes tragjike të 18 nëntorit, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra në një sulm me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” dhe la të plagosur edhe shokun e tij, Luis Meçja, i cili u godit katër herë me thikë.
Për të përballuar shpenzimet e varrimit dhe mbështetjen psikologjike për familjen, është hapur një fushatë GoFundMe nga prindërit e Martinit, Florina dhe Angel Cani. Në mesazhin e tyre prekës, ata përshkruajnë Martinin si një djalë plot jetë dhe shpresë, si dhe një futbollist të ri premtues. Familja e të ndjerit po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi vëllai i vogël i Martin, Henry, është me autizëm dhe kërkon gjithnjë kujdes të specializuar.
“Po përjetojmë një dhimbje të paimagjinueshme dhe jemi të detyruar të përballemi me vështirësi të mëdha financiare. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të lehtësojë sadopak këtë barrë,” shkruajnë prindërit në apelin e tyre.
Familja i fton të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht, të ndihmojnë duke shpërndarë historinë e Martin në rrjetet sociale. Çdo përkrahje e vogël përbën një dritë shprese për familjen Cani në këto momente të errëta.
Për të kontribuar ose për të shpërndarë fushatën kliko KËTU






