Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të ëmbla nga udhëtimi në Japoni, ku është shfaqur e lumtur në krah të partnerit të saj, Calum Turner.
Nga fotoalbimi i këngëtares shihet se çifti ka kaluar një kohë të mrekullueshme në “Dreamland” siç e quan Dua, ku shihen duke kërcyer dhe kënduar.
Ata dukeshin më të lumtur se kurrë, ndërsa shijonin atmosferën e qytetit dhe peizazheve të mrekullueshme.
Dua Lipa dhe Calum Turner janë në një lidhje prej disa muajsh.






