Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur moderatorja e njohur, Jonida Vokshi humbi të atin.
E teksa dhimbja është e freskët, Jonida ka gjetur mënyrën që tu japë forcë të gjithë atyre që mund të kenë humbur njerzit më të dashur.
E pyetur në një ask në Instagramin e saj se si po e kalon këtë periudhë, Jonida shkruan se kjo është një dhimbje që nuk kalon kurrë. Moderatorja shkruan se ka pasur dhe probleme me ankthin por e gjen forcën pasi e di se babai i saj nuk do do te ta shihte kurrë ashtu.
Ajo shkruan se sheh kujtimet e tyre së bashku, foto e video dhe përpiqet që për të dhe fëmijët të bëhet e fortë.





