Sunday, October 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Për herë të parë pas 27 vitesh,”The Beatles” nominohem për çmimin Grammy

The Beatles janë nominuar për çmimet Grammy 2025 për herë të parë që nga viti 1997, duke përfshirë një nominim për këngën e tyre të ripërpunuar, “Now and Then”.

Kjo u bë e ditur nga ceremonia prestigjioze, e cila shpalli nominimet të premten.
Hera e fundit kur The Beatles u nominuan në “Grammy Awards” ka qenë në vitin 1997, kur fituan tre çmime.

Ky është një moment i rëndësishëm për bandën, që vazhdon të ketë një ndikim të madh në muzikën globale, edhe pas shumë dekadash. Projekti “Now and Then” fillimisht demo e kahmotshme, u lansua si ripërpunim në vitin 2023.

Nominimi i këtij edicioni të ri të Revolver tregon edhe një herë se ndikimi i The Beatles vazhdon të jetë i gjallë dhe i fuqishëm, duke mbetur një nga grupet më të dashura dhe të njohura në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles