Kartolina e parë për festat e fundvitit na erdhi! Ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo e cila ka postuar fotot e para të realizuara për festat. Krah dy thesarëve të saj më të çmuar, Ajkës dhe Amenit, Xhensila ka pozuar ndërsa pas tyre dallohet një dekorim i bukur i mbushur me dritat dhe ornamentet tipike për këtë festë. Këngëtarja nuk ka kursyer as fjalët e ngrohta.
‘Çdo lutje që lexoj për ju vjen nga thellësia e shpirtit tim dhe u rri si një përqafim i padukshëm. Uroj që çdo grimcë e shpirtit tim t’ju ndriçojë rrugën dhe t’ju mbrojë gjithmonë”, shkruan ajo krah fotove.






