Përpara përfundimit të votimeve dhe më pas rezultatit të zgjedhjeve, Kamala Harris do të marrë pjesë në një darkë familjare, të cilët ajo e ka quajtur traditë.
“Do të jem në alma mater, në Universitetin Hoëard”, tha Harris gjatë një interviste të martën në mëngjes me emisionin radiofonik me bazë në Pittsburgh “The Big K Morning Shoë ëith Larry Richert”.
“Dhe para kësaj, unë e kam traditë të ha darkë me familjen time dhe kështu do ta bëjmë. Unë kam shumë nga familja ime që qëndrojnë me ne. Dhe gjatë ditës, unë do të jem, sot gjatë gjithë ditës duke folur me njerëzit dhe duke u kujtuar atyre që të dalin për të votuar,” shtoi Harris.
Harris inkurajoi votuesit e Pitsburgut që të drejtohen në qendrat e votimit, duke thënë: “Unë do t’i nxis të gjithë të kujtojnë se në demokracinë tonë, njerëzit duhet të vendosin dhe vota juaj është fuqia juaj.”





