Thursday, October 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Po të ishte njeri normal, nuk do të hynte këtu”, Drenusha ngre akuza për Atillan: Ka 184 dosje në Suedi

Atilla Kartesh, ish-burri i këngëtares Drenusha Latifi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova.

Kartesh ka qenë objekt i akuzave të rënda për dhunë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila në atë periudhë ka shpërndarë fotografi tronditëse që dokumentonin dëmet që kishte pësuar.

Drenusha Latifi ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atillës, në mënyrë që të ketë sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

Kjo hyrje e Atillës në Big Brother VIP Kosova ka krijuar tension, duke rikthyer në vëmendje akuzat e dhunës dhe pasojat që ka pasur kjo histori për jetën e Drenushës dhe familjes së saj.

“Po te ishte njeri normal, pavarësisht çdo gjëje, këtu s’ish dashur të hyjë. Hiç. A kam qenë unë këtu? Hiç. Nuk e di.”, u shpreh Drenusha pas spektaklit.

Ajo më tutje vazhdon: Le ta marrin vesh kush është. Njeri vetëm pak të ketë grimë kokë, tru, moral edhe dinjitet, nuk e vendos veten poshtë me ardhë këtu, pavarësisht çdo gjëje.

Ndërsa Xuxi i qëndron pranë edhe disa banorë të tjerë bërtasin bravo, në mbështetje të Drenushës.Teksa Xuxi e pyet se ku i ka lënë fëmijët, Drenusha shprehet e lumtur që janë te nëna e saj.

Drenusha tregon që qe një vit nuk ka pasur aspak kontakte me të edhe pse ai i ka shkruar shumë herë, para se të hyjë ajo në spektakël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles