Një ndër lidhjet për të cilat është përfolur gjerë e gjatë është ajo e Romeos dhe Heidit. Pas daljes nga Big Brother Vip pamë që Heidi ishte mjaft e afërt me kunatën, Bora Zemanin.
Por, si duket tanimë pasi lidhja e saj me Romeon ka marrë fund edhe marrëdhënia midis dy vajzave është ftohur.
Si në Instagramin e Borës, po ashtu dhe në atë të Heidit nuk janë më fotot e shkrepura krah njëra-tjetrës së bashku me binjakët. Edhe pse ato vijojnë të ndiqen në Instagram, fotot e tyre nuk figurojnë më në asnjë vend, përveç në lajmet e bëra më herët dhe te arkivat tona të fotove!






