Sot në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës ka festë pasi vogëlushi i tyre feston 10 vjetorin. Ka qenë Çiljeta ajo e cila ka postuar në “Instagramin” një urim special për Bekon.
“Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan këngëtarja.
Çiljeta njihej si vajza bukuroshe dhe sensuale e skenës që gjithmonë ka fituar simpatinë e publikut. Por me hyrjen e saj në “Ferma VIP”, këngëtarja tregoi çiltërsinë dhe mirësinë që e karakterizon duke fituar kështu në masë zemrat e shqiptarëve.
Mënyra si këngëtarja trajton djalin e Albanit ka qenë një ndër temat për të cilat është duartrokitur më fort, duke dhënë një shembull të pastër të dashurisë pa kushte.






