Friday, October 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Burimi kalon kufijtë, Lela e shqetësuar: Mos më hajde afër

Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother Vip po ndodhin me shpejtësi. Së fundmi, një incident ka ndoddhur mes Burimit dhe Lelës.

Në një video të publikuar, Burimi është parë duke i prekur këmbët Lelës, ndërsa i fshin çizmet, edhe pse ajo i lutet të ndalet.

Lela, e cila duket e shqetësuar nga veprimet e tij, i kërkon vazhdimisht që të mos e prekë dhe madje kërkon ndihmë nga Xuxi.

Burimi vazhdon të injorojë kërkesën e Lelës që ta lërë rehat, por ai nuk dëgjon, madje vazhdon t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Anës.

“Po të them si njeri për herë të fundit, sa jam akoma shumë e qetë, mos më hajde këtu afër, po dil rri atje,” tha ajo. Burimi, duke kërkuar të provokojë një bisedë, pyeti: “A bon këtu?”, ndërsa Lela u përgjigj: “Nuk bën, dhe po ta them me shumë qetësi, para se të humb kontrollin dhe të them ndonjë gjë të keqe. Kështu që shko të lutem, dil ulu atje dhe mos më rri afër.”

Pavarësisht shqetësimit të saj, Burimi e pyeti: “A je hidhëruar?”, dhe ajo konfirmoi: “Jam hidhëruar.” Ai pastaj ofroi të kërkonte falje, por Lela ishte e qartë: “Jo, nuk mund të më kërkosh falje tash, kërko falje më vonë, shko tash.”

Megjithatë, Burimi nuk u largua, duke kërkuar t’i puthë dorën, ndërsa Lela e refuzoi, duke thënë: “Nuk kam nevojë të ma puthësh dorën, të lutem shko ulu atje.”

Ky incident nuk është hera e parë që Burimi kalon kufijtë personalë me prekje, dhe ka shkaktuar shumë reagime të ashpra dhe negative në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles