“Saimir Pirgu, tenori shqiptar, që magjepsi botën e operës”, kështu i referohen mediat botërore një ndër zërave më unik që kemi fatin ta kemi. I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritikët në mbarë botën, Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka pasur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertrale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.
E sot një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë ata artdashës dhe fansa “fanatikë” të tenorit të madh. Për të gjithë që duan ta kenë një kujtim me zërin e Pirgut në skenat më të mëdha ndërkombëtare, atëhere do të mund të gjeni pranë biletarisë së TKOB-së albumin e tij më të fundit, të regjistruar nga shtëpia diskografike prestigjioze Opus Arte.
Biletaria e TKOB-së është e hapur në oraret 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00!






