“Demenca e mori ngadalë, por nuk e shoi kurrë dashurinë që ndante me ne”, Besniku bën rrëfimin prekës për babain e Jonidës

0
416

Dy ditë më parë u nda nga jeta babai i Jonida Vokshit. Partneri moderatores, Besnik Krapi teksa ka ndarë një video familjare ka lënë një shënim të ndjerë për babain e Jonidës.

Me dhembshuri, dashuri, respekt për vjehrrin e tij, por edhe për familjarët që i shërbyen dhe dhanë mbrapsht dashurinë babait që vuante nga demenca.

*Mesazhi i plotë*

Lamtumirë, Zotni!

Sot humbëm nje njeri te veçante, jo vetëm babain e Jonides, por një mik dhe një shpirt te dashur. Ai me deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime te mbushura me muzike dhe tregime.

Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij që nga lindja.

Demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk mundi te shuaje dashurinë qe ndante me ne. Për vite te tera, Jonida, Vjollca dhe Dori u kujdesen për te me durim e përkushtim. E trajtuan me respekt dhe pa zemërim, duke i kthyer gjithë dashurinë që ai u kishte dhënë. Edhe pse demenca nuk është e lehtë për njerëzit përreth tij, ata zgjodhën dashurinë për ta ndihmuar me gjithë shpirtin e tyre.

Dashuria ndryshon gjithçka. Për dike me demence, është si një drite ne errësire, ajo qëndron me ta kur asgjë tjetër nuk mbetet e qarte. Demenca merr shume, por dashuria e kthyer mbrapsht u jep një ndjenje qetësie, edhe kur ndihen te humbur. Ndonjëherë harrojmë sa e furishme është dashuria, por ne momentet me te vështira, ajo është e vetmja gjë që i mban te sigurt.

Pusho ne paqe, Jaja. Kujtimet e tua do te jetojnë gjithmonë me ne, dhe dashuria që ndave mbetet e përjetshme.

Për Joniden, Vjollcën dhe Dorin: Bravo për gjithçka që keni berë; ndihuni krenare për dashurinë dhe përkushtimin e pakushtëzuar qe i dhatë deri ne fund. Te gjithë ata qe kane te dashur me demence, mundohuni te ndiqni shembullin e Jonides, Vjollces dhe Dorit: ofroni dashuri dhe kujdes te pakushtëzuar, sepse kjo është forca qe ndihmon ata te ndihen te sigurt dhe te dashur.

Pusho i qetë Zotni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here