Artiste në zë, në shpirt dhe në gjithë qenien e saj, e tillë është këngëtarja multidimensionale Rozana Radi, e cila sapo ka lançuar hitin më të ri në bashkëpunim me një nga artistët më të mëdhenj grekë, Sany Dimtri.
“AKOMA” është kënga e ndërthurur mjeshtërisht mes dy gjuhëve, e realizuar në perfeksion të plotë vokal dhe gjestikular nga dy artistët, garues në “Këngën Magjike 2024”.
Rozana Radi na e nguliti mirë edhe një herë në mendje se artistë të mirë, këngët e të cilëve kthehen në hite të pavdekshme vazhdojnë të jenë mes nesh.
“AKOMA” është prodhuar nga Kledi Bahiti dhe Valter Beqo, ndërsa teksti është realizuar nga Rozana Radi dhe Sany Dimitri.

