Me vigon në dorë dhe në dhomën e spitalit, vogëlushi i Fifit në gjendje jo të mirë shëndetësore

0
458

Bukuroshi Theo Mal vijon të jetë i shtruar në spital. Këtë e ka bërë me dije vetë mami Fifi përmes një InstaStory në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto të vogëlushit të saj ku shihet teksa në dorë mban vigonin.

Prej ditësh djali i këngëtares Fifi nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Theo Mal është fryt i dashurisë së saj dhe Adis Patushit, të cilët e nisën romancën e tyre 2 vite më parë, pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP. Ata nuk pritën gjatë për ta publikuar lidhjen e tyre dhe një vit më vonë u bënë prindër të vogëlushit i cili para pak kohësh bëri 1 vjeç.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here