Marina Vjollca me kostumin e biznesmenes, shumë shpejt me markën e saj!

0
450

Përveç se një moderatore e shkqyer, emri i Marina Vjollcës shkrihet me të bukurën, finesën dhe elegancën.

E për ta personifikuar këtë, nuk kishte si të mungonte një brand i krijuar nga vetë moderatorja dhe momenti i shumëpritur erdhi.

Ka qenë vetë Marina e cila sot ka dhënë lajmin se do të ketë një brand të sajin. Teksa ka publikuar një video në Instagramin personal, Marina tregon do të sjellë brandin që do të mbajë emrin “MINË”. “Mine your beauty”, do t’i dedikohet bukurisë. Ende nuk dihet shumë, dhe na duhet të presim dhe pak, por video na lë të mësojmë diçka. Teksa Marina shfaqet e veshur me një fustan latex në ngjyrë lejla, një buzëkuq rrëshket për ti dhënë ngjyrë e shkëlqim buzëve të saj, duke treguar paksa se me çfarë kemi të bëjmë.

Ndërkohë, nuk mungojnë as urimet nga miq e dashamirës, të cilët përgëzojnë publikisht moderatoren.

Kujtojmë se Marina, në bashkëpunim me stilisten italiane Elisabetta Franchi ka realizuar sfilatën e saj të parë në Shqipëri, por tashmë është momenti ta shohim të shkëlqejë në emrin e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here