Ditë feste ky 22 tetor për Elia Zaharinë. Princesha e saj e vogël, Geraldina, feston ditëlindjen e katërt dhe mami Elia në këtë ditë kaq speciale nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Në llogarinë e saj në “Instagram” ajo ka postuar disa foto krah diellit të jetës së saj dhe i ka uruar vetëm lumturi, dashuri dhe buzëqeshje përgjatë gjithë viteve të bukura që e presin para.
“Sot dielli i jetës time feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mami i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes.
Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jotë e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldinë!”, shkruan Elia krah fotove me Geraldinën si dhe familjes së saj.

