Bella Hadid konfirmon trendin më “in” të çizmeve të vjeshtës (FOTO)

0
122

Bella Hadid ka shkëmbyer rrezet e diellit të Kalifornisë me një jetë të re në Teksas, duke u larguar nga skena e modës dhe duke shijuar romancën e saj me kalorësin e njohur Adan Banuelos. Ky ndryshim, po ndikon edhe në veshjet e saj e siç duket, Hadid ka vendosur orientimin e saj të modës në estetikën klasike të kaubojzeve.

Në Nju Jork, ndërsa promovonte Window To The West, dokumentarin për të dashurin e saj, ajo shfaqi stilin e ri në kamerat e paparacëve, duke zbuluar një sërë pamjesh që ishin krejtësisht në trend.

Ky stil po ngjitet sërish në skenën e modës, e nxitur nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 i Pharrell Williams për Louis Vuitton. Ky stil me shpirt të lirë ka frymëzuar shumë figura, përfshirë Bella Hadid. Tani ajo shihet rrallë pa çizmet e saj të besueshme kauboj, të cilat janë bërë një element kyç në shumë prej veshjeve të saj.

Esenciale për çdo gardërobë, çizmet kauboj kanë qenë padyshim këpucët e spikatura të muajve të fundit. Dhe tashmë janë të njohura si kurrë më parë. Me vjeshtën, ato do të jenë një nga tendencat kryesore për sezonin e ardhshëm. Ikonat e stilit si Emily Ratajkowski, Dua Lipa, Kendall Jenner dhe Elsa Hosk sigurisht që do të pajtoheshin me këtë stil. Këto figura të modës, të cilat vazhdojnë të vendosin tendencat, janë parë shpesh të veshura me çizme kauboj me ngjyra, me frymëzim retro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here