Megi Pojani ka pranuar për herë të parë lidhjen e saj të dashurisë, për të cilën përflitet prej kohësh.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo nuk pranoi të fliste drejtpërdrejtë për partnerin. Megjithatë në një diskutim se pse nuk e poston atë në rrjetet sociale, Megi nuk mohoi se është në një lidhje dashurie, por u shpreh se ai nuk është mall “për t’u shitur” që ajo ta postojë në rrjetet sociale.
Megi është përfolur se është në një lidhje dashurie me futbollistin Endri Çekiçi.

