Aloe Vera është bimë që përdoret për mbrojtjen dhe pastrimin e lekurës dhe në vitet 30-ta ishte përdorur për trajtimin e djegieve në lekurë. Vlera e kësaj bime vlerësohej ndryshe në materialet e papërpunuara Aloe Vera dhe ndryshme për produktet e fundit me përmbajtje të Aloes.
Sot, kompanitë e kozmetikave përdorin lëngun e Aloe Veras në produkte si make up, sapunë, produkte mbrojtëse ndaj diellit, aromatizues, krema për trup, shampoo etj. Në aspektin gastronomik, Aloe Vera është përdorur si përbërës i jogurtit, pijeve dhe deserteve.
Këto rekomandime të dozave të Aloe Vera janë të bazuara në kërkime dhe publikime shkëncore.
Sigurohuni të lexoni etiketat në produktet e aloe vera përpara se ti përdorni ato, dhe njoftoni doktorin tuaj nëse përjetoni ndonjë efekt anësor:
- Për kapsllëk merrni 100- 200 miligram Aloe Vera çdo ditë
- Për plagë, irritime të lekurës dhe infeksione të tjera, përdorni 0.5% kremë Aloe Vera 3 herë në ditë
- Për probleme në gojën tuaj përdorni brushën me përberje Aloe Vera
- Për kolesterol të lartë, merrni një kapsulë Aloe Vera që përmban 300 miligram 2 herë në ditë për 2 muaj
- Nëse keni probleme me gjumin dhe keni ndonjë lloj çrregullimi preferohet që në dhomën tuaj dyshekun, jastëkun ti keni me përmbajtje të Aloe Veras.
Aloe Vera ka benefite të shumta, por si lënde ka edhe efektet e veta anësore për të cilat menjeherë pasi i vëreni duhet të njoftoni mjekun tuaj, por e mira e benefitëve te Aloe Vera qëndron në faktin se si përbërje në produkte është gjithmonë e shendetshme.

